Pistoletë në brez dhe kallashnikov të fshehur në bahçe, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Pistoletë në brez dhe kallashnikov të fshehur në bahçe, arrestohet një person

Më: 25 mars 2015 Në ora: 09:57

Një person ka rënë në prangat e policise për armëmbajtje pa leje. Fation Goga, person me precedent penal dhe i dënuar më përpara për vjedhje banesash u kap në flagrancë me pistoletë në brez nga efektivë të komisariatit numër 5 në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë mbrëmjen e së martës tek ura e Institutit Bujqesor, në bazë të informacioneve te marra në rrugë operative nga policia se ky shtetas mbante armë pa leje, raporton ora news.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga blutë në banesën e gjyshit të tij u gjet dhe një kallashnikov i fshehur ne bahçe.

Sipas bluve Goga është nga Fieri, por jeton në shtëpinë e gjyshit të tij në Kodër Kamëz sëbashku me mamanë e tij, pas ndarjes së kësaj të fundit nga i shoqi për shkak të ushtrimit të dhunës mbi të.

Vetë i arrestuari ka pranuar se e ka fshehur ai kallashnikovin dhe se te shtepise nuk kishin dijeni per armen.

Policia bën me dije ky shtetas është i shoqëruar disa herë ne polici dhe i denuar me pare per vjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat