“Do të ta vras vajzën, ose do të të pres kokën”

Kronikë e zezë

“Do të ta vras vajzën, ose do të të pres kokën”

Më: 25 mars 2015 Në ora: 08:58

Kërcënohet me jetë oficerja e policisë në kryeqytet. Ngjarja është shënuar mesditën e së premtes, kur Gesiana Fani, me detyrë specialiste e hetimit të krimeve në Komisariatin Nr. 2, është kërcënuar nga një person i panjohur.

Nga të dhënat e uniformave blu, rezulton se efektivja ka qenë duke shkuar për të marrë vajzën e saj nga shkolla, në momentin kur një person i maskuar dhe me një motor i ka dalë përpara dhe e ka kërcënuar me jetën e saj dhe të vajzës së mitur. Ndërkohë, nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën që ushtron Fani si punonjëse e uniformave blu.

DENONCIMI Rreth orës 14:00 të ditës së premte, efektivja e Komisariatit Nr.2, Gesiana Fani ka qenë duke shkuarpër të marrë vajzën e saj të mitur nga shkolla, në momentin kur ajo është ndaluar nga një motor dhe ka marrë një kërcënim serioz për jetën e saj dhe të vajzës së vogël. Pas kësaj ngjarjeje, Fani ka bërë denoncimin në komisariatin ku ajo punon, edhe pse më vonë nuk ka marrë sqarime nga eprorët dhe kolegët për këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat