Gjendet i djegur në mes të rrugës, dyshohet se është shqiptar

Kronikë e zezë

Gjendet i djegur në mes të rrugës, dyshohet se është shqiptar

Më: 24 mars 2015 Në ora: 20:42

Një djalë i ri që dyshohet të jetë shqiptar, u gjet në gjendje të fikëti në mes të rrugës në veri të Londrës, dhe me djegie serioze rreth pjesës së gjoksit dhe të qafës.

Ai u dërgua menjëherë në spital në gjendje kritike. I riu mendohet të jetë rreth moshës 25-30 vjeçare. Ai mund të jetë shtetas shqiptar ose turk, dyshojnë autoritetet vendase, ndërkohë që ende nuk e kanë verifikuar shtetësinë e tij.

I riu flet shumë pak anglisht. Ai u gjet në gjendje kritike në mes të rrugës, i djegur në qafë. Viktima ka flokë të shkurtër ngjyrë kafe dhe mbante veshur xhinse. Autoritetet kanë bërë apel për këdo që mund ta dallojë personin me përshkrimet e mësipërme.

Ekspertet deklarojnë se "shkaku i lëndimeve është duke u trajtuar, megjithëse plagët duken si të pashpjegueshme”.

Ajo që dihet deri tani është se një kalimtar është ndalur për të folur me të riun në rrugën “Seven Sisters”, pak kohë para se policia ta gjente atë në Woodberry Grove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat