Ia ndalin socialin, i thyen xhamat e Entit me sëpatë

Kronikë e zezë

Ia ndalin socialin, i thyen xhamat e Entit me sëpatë

Më: 24 mars 2015 Në ora: 18:26

Fazli Deliu rreth 74 vjeçar nga Mitrovica, me sëpatë ka thyer pothuajse të gjitha dritaret e zyrave në katin e katërt të Entit social e pensional që ndodhet në qendër të Mitrovicës, duke shprehur kështu pakënaqësinë e tij kundër ndërprerjes së ndihmës sociale.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 9:30, ndërsa në përpjekje për të dalë nga objekti, është arrestuar nga policia.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për Kosovapress, duke thënë se përveç dëmtimit të pasurisë, autori nuk ka drejtuar sëpatën ndaj askujt tjetër.

“Vepra është kualifikuar si asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe autori ndodhet në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Zahiti. /KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat