Pogradec, vrau 31-vjeçarin para një viti, arrestohet autori i dyshuar

Kronikë e zezë

Pogradec, vrau 31-vjeçarin para një viti, arrestohet autori i dyshuar

Më: 24 mars 2015 Në ora: 18:14

Policia e Pogradecit ka ndaluar dhe arrestuar një person që dyshohet se ka kryer një vrasje para një viti. Bëhet fjalë për shtetasin Dhimitër Gjyli, i cili sipas policisë ka vrarë shtetasin Shkëlqim Topalli, 31 vjeç në fshatin Propisht në datë 12.03 2014.

Policia ka ndaluar edhe shtetasin M.Çollaku 31 vjeç, pasi dyshohet se është bashkëpunëtor në krim.

Konflikti mes autorit të dyshuar dhe viktimës mësohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat