Vodhi energjinë, italiani procedohet penalisht

Kronikë e zezë

Vodhi energjinë, italiani procedohet penalisht

Më: 24 mars 2015 Në ora: 16:53

Një shtetas italian po hetohet në gjendje të lirë nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka vjedhur energjinë elektrike.

Bëhet fjalë për shtetasin Vani. R., i cili tashmë akuzohet për vjedhje të energjisë dhe të impulseve telefonike. Pas vënies në dijeni, OSHEE ka ndërmarrë masa paraprake duke i shkëputur energjinë shtetasit italian, që prej datës 6 mars.

Me sa duket, aksionit të ndërmarrë nga qeveria për dënimin e personave që abuzojnë me energjinë elektrike, nuk i ka shpëtuar as shtetasi i huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat