Vetëhelmohet studentja 19-vjeçare

Kronikë e zezë

Vetëhelmohet studentja 19-vjeçare

Më: 24 mars 2015 Në ora: 15:21

Një studente e vitit të parë është vetëhelmuar para fillimit të orës së mësimit në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur studentja M.B., 19 vjeç ka marrë kokrrat para se të fillonte ora e mësimit dhe pas disa minutash është ndjerë keq. Shokët e klasës kanë njoftuar ambulancën e cila ka mbërritur menjëherë në ambientet e fakultetit. Vajza është dërguar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza”, ku i është dhënë ndihma e parë por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga hetimet paraprake rezulton që vajza, me origjinë nga Laçi, është vetëhelmuar në kushtet e depresionit. Familjarët dhe miqtë kanë konfirmuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë provim apo problem me sezonin pasi 19-vjeçarja kishte dalë mirë me rezultatet, por prindërit bëjnë me dije se vajza e tyre kishte shfaqur edhe më parë probleme me depresionin. Madje ata i kanë raportuar policisë se në Fakultet ishte dorëzuar edhe kartela e studentes dhe bashkë me kartelën edhe një udhëzim ku i kërkohej stafit të fakultetit t’i qëndrohej afër.

Sipas prindërve kur ndryshonte klima dhe temperatura vajza e tyre bëhej më delikate ndaj i duhej qëndruar pranë. Policia ka marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët, përfshirë këtu edhe profesorët por nuk mundën të dilnin në një motiv të saktë që çuan vajzën t’i jepte fund jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat