Bie në pusetën e kanalizimit, humb jetën fëmija 7 vjeçar

Kronikë e zezë

Bie në pusetën e kanalizimit, humb jetën fëmija 7 vjeçar

Më: 24 mars 2015 Në ora: 14:47

Një fëmijë ka humbur jetën pasi ka rënë në një pusetë të ujërave të zeza. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Grumbullimi” të Fushë-Krujës, ku 7 vjeçari E.T., duke luajtur nga pakujdesia ka rënë në një pusetë të grumbullimit të ujrave të zeza, e cila ishte pa kapak. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka gjetur vdekjen. Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës për zbardhjen e rrethanave dhe për ndjekje të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat