I bie semafori mbi kokë, plagoset rëndë 26-vjeçarja

Kronikë e zezë

I bie semafori mbi kokë, plagoset rëndë 26-vjeçarja

Më: 24 mars 2015 Në ora: 14:25

Një 26-vjeçare nga qyteti i Sarandës ka mbetur e plagosur rëndë pasi në kokë i ka rënë një semafor.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në një kryqëzim të lagjes nr. 3 të qytetit jugor.

Mësohet se drejtuesi i automjetit tip “Golf 3”, me targë AA 160 FV ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka goditur shtyllën e semaforit, i cili ka rënë mbi 26-vjeçaren, Marsela Jonuzaj, kalimtare rasti.

26-vjeçarja, me profesion infermiere, është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automjetit tip “Golf 3”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat