200 mijë euro drogë, arrestohet një hungareze dhe dy shqiptarë në Itali

Kronikë e zezë

200 mijë euro drogë, arrestohet një hungareze dhe dy shqiptarë në Itali

Më: 24 mars 2015 Në ora: 11:19

Tre persona janë arrestuar dhe krahas tyre është sekuestruar një sasi prej 2 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kokainë, në Treviso dhe Mestre të Italisë. Vlera e lëndës narkotike, nëse do të dilte në treg, do të ishte rreth 200 mijë euro. Fundjavën që lamë pas, karabinierët në Venecia dhe në Treviso kanë arrestuar tre persona që pritej të shpërndanin lëndën narkotike. Mes tyre, dy shqiptarë janë bllokuar përpara se të hipnin në një avion, që pritej ti çonte larg Venecias, në një destinacion të pa bërë publik.

Fillimisht, karabinierët italianë kanë zbuluar një femër, e cila me shumë mundësi ishte edhe pronarja e lëndës narkotike. Bëhet fjalë për hungarezen 26-vjeçare Zsuzsanna Vajda, e cila jeton në një apartament në San Biagio di Vallata, në Treviso. Krahas saj kanë rënë në pranga edhe dy meshkuj, të cilët shpërndanin dhe drejtonin shpërndarjen e drogës në Mestre. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Fatjon Murati dhe Qerim Azuni. “Droga nuk ishte e imja.

E mbaja në shtëpi për llogari të dy personave të tjeeë”,- ësht mbrojtur përpara gjykatësit Angelo Mascolo, Zsuzsanna Vajda, vajza nga Hungaria. Në banesën e saj është gjetur pluhuri i bardhë. Ajo prej kohësh kishte qenë nën vëzhgimin e policisë, deri sa u arrit arrestimi nga ana e karabinierëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat