Lesbiket vrasin vajzën: Ishte e pushtuar nga djalli

Kronikë e zezë

Lesbiket vrasin vajzën: Ishte e pushtuar nga djalli

Më: 6 mars 2015 Në ora: 23:25

Një çift lesbikesh vranë një vajzë të vogël 8-vjeçare, pasi mendonin se ajo ishte pushtuar nga djalli. Ato e torturuan dhe e vranë vajzën, pasi e konsideronin të keqe dhe të djallëzuar.

Fëmija u gjet e vdekur në dhomën e saj gjumit, në lindje të Londrës, në gusht të vitit 2013. Trupi i saj kishte më shumë se 50 plagë, duke përfshirë edhe shenja kafshimi.

Autoret e vrasjes ishin nëna e saj Polly Chowdhury, 35 vjeç, dhe e dashura e saj e supozuar, Kiki Muddar, 43 vjeç. Për nënën, gjyqtari vendosi një dënim prej 13 vjet burg, ndërsa Kiki Muddar u dënua për të shërbyer 18 vjet në burg, pasi besohet se ka manipuluar nënën për të vrarë vajzën e saj.

Vajza Ayesha duhej të ndëshkohej, sipas gruas, ndaj ajo e torturoi në mënyrë makabre, deri sa arriti kulmin në çmenduri, me vrasjen e fëmijës. Ajo që thirri policinë ishte dashnorja e nënës e cila deklaroi: "Ishte një fëmijë i keq dhe nëna mendonte se ishte pushtuar nga djalli".

Pas hetimeve, policia kuptoi se Ayesha ishte detyruar të bënte banjo me ujë të nxehtë ose me akull, ishte rrahur dhe ishte ushqyer me forcë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat