Tentoi të rilidhte energjinë, vdes 51-vjeçari

Kronikë e zezë

Tentoi të rilidhte energjinë, vdes 51-vjeçari

Më: 6 mars 2015 Në ora: 21:14

Një 51-vjeçar nga Lezha ka humbur jetën sot pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Viktima është identifikuar si Gjok Lala, banues në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë.

Sipas policisë, Lala kishte hyrë në kabinë me qëllim për të rilidhur energjinë elektrike për banesën e tij, por kjo ka rezultuar fatale për të.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë në vend. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat