Aksioni i Lazaratit, kapet i kërkuari Iu gjetën në banesë 1233 kg kanabis

Kronikë e zezë

Aksioni i Lazaratit, kapet i kërkuari Iu gjetën në banesë 1233 kg kanabis

Më: 6 mars 2015 Në ora: 18:42

Policia e Gjirokastrës në vijim të superoperacionit në Lazarat gjatë qershorit të kaluar ka arrestura ditën e djeshme një prej personave të shpallur në kërkim për trafik lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Burmie nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se 47-vjeçari i shpallur në kërkim Çim Brahimi është arrestuar ditën e djeshme pasi ishte shpallur në kërkim nga qershori 2014 pasi në banesën e tij ishin gjetur dhe sekuestruar 1233 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 1 mbushës granat hedhësi, 650 fishekë model 56 dhe 20 kapsolla detonatorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat