Rrihet keq biznismeni shqiptar me shkop beisbolli

Kronikë e zezë

Rrihet keq biznismeni shqiptar me shkop beisbolli

Më: 6 mars 2015 Në ora: 17:02

E kanë pritur jashtë lokalit biznesmenin shqiptar dhe më pas e kanë sulmuar duke e goditur me shkop beisbolli.

Një prej pronarëve të lokalit “Lulu Club”, në Novara, Itali është sulmuar nga një grup personash të armatosur me shkopinj.

Bëhet fjalë për Elton Shanon, nga Shqipëria i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 04:00 të mëngjesit kur ai ishte duke mbyllur lokalin e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia që ka nisur hetimet.

Dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të llogarive të pa mbyllura të Shanos dhe personat kanë dashur që “ti japin një mësim”.

Për shkak të gjendje së tij të rëndë, biznesmeni shqiptar nuk është marrë ende në pyetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat