Kontrabandonte fustana dhe njehsor elektronik nga Turqia

Kronikë e zezë

Kontrabandonte fustana dhe njehsor elektronik nga Turqia

Më: 6 mars 2015 Në ora: 16:22

Oficerët doganor në afërsi të Pikë kalimit kufitar Hani i Elezit, kanë ndaluar një autobus që vinte nga Turqia, ku janë gjetur mallra të ndryshme të cilat ishin fshehur në sistemin e ftohjes.

Sipas një njoftimi të Doganës, ata kanë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave në kuadër të planit operativ dhe aplikimit të ndalesave rrugore.

“Fillimisht oficerët doganor kanë filluar me kontrollimin e pasagjerëve dhe bagazhit të tyre, pastaj duke vazhduar me kontrollimin e të gjitha hapësirave të tjera që mund të përdoren për fshehjen e mallrave apo gjësendeve tjera. Gjatë kontrollimit detal të autobusit të lartpërmendur, në hapësirën e ftohësit të klimatizimit të autobusit janë gjetur mallra të fshehura si fustana solem, autopjesë dhe njehsor elektronik në sasi të konsiderueshme”, thuhet në njoftim të Doganës.

Mallrat janë konfiskuar, ndërsa, rasti është referuar në zyrës për kundërvajtje doganore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat