Arrestohet Millosh Milivojeviq

Kronikë e zezë

Arrestohet Millosh Milivojeviq

Më: 6 mars 2015 Në ora: 12:29

Policia e Kosovës ka arrestuar në Qyshk të Pejës një shtetas serb pasi i njëjti ka tentuar që t'i korruptoi Policinë e Kosovës me 20 euro.

Policia e kishte ndalur Millosh Milivojeviq për tejkalim të shpejtësisë dhe i njëjti ka tentuar t’i korruptonte zyrtarët e Policisë së Kosovës.
“Ju informojmë që me datë 5 Mars 2015 rreth orës 13:20 në fshatin Qyshk - Pejë , Njësiti i Trafikut Rajonal-Pejë , ka ndaluar të dyshuarin lindur vitin 1960 shtetas i Serbisë , i cili ishte duke drejtuar automjetin me targa regjistrimi të shtetit të Sllovenisë. Të njëjtit për shkak te tejkalimit te shpejtësisë oficerët policor i kanë kërkuar dokumentacioni përkatës sipas detyrës . Lidhur me ketë zyrtarëve policor , në momentin e fillimit të plotësimit të kundërvajtjes për tejkalim shpejtësie, i dyshuari ju ofron një bankënotë prej 20 (njëzeteuro) që mos t’i shkruajnë kundërvajtjen.

Lidhur me këtë veprim të kundërligjshëm , i njëjti është njoftuar nga oficerët policor për veprën e kryer me ç’rast është arrestuar. Është bere intervistimi i tij në NJHKEK- DRP Pejë në prezencë të përkthyesit të autorizuar (licencuar) dhe avokatit mbrojtës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit shtetit i njëjti është liruar në mënyrë që me datën, 06.03.2015 ne ora 11:00 te paraqitet pran Gjykatës Themelore Peje,që të vazhdohet me proceduar të mëtejme ligjore”, ka thënë Xhevat Ibra, zëdhënës për rajonin e Pejës në Policinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat