18 vjet burg për vrasësin e 21 vjeçarit

Kronikë e zezë

18 vjet burg për vrasësin e 21 vjeçarit

Më: 6 mars 2015 Në ora: 10:25

Gjykata e Apelit, ka vendosur që të ashpërsoj dënimin ndaj personit i cili në korrik të viti 2014 vrau të riun 21 vjeçar A.E.

Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh nga Departamentit për Krime të Rënda i Gjykatës së Apelit, ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, PKR.nr.27/2014, të datës 27.11.2014, sipas të cilit i akuzuari B.E., nga një fshat i Rahovecit, ishte dënuar me 15 vjet burgim, si fajtor për veprën penale vrasje nga neni 178 i Kodit Penal të Kosovës dhe mbajtje nën pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 i të njëjtit ligj.

Gjykata e Apelit, vendosi që ky dënim të ashpërsohet dhe personit të njëjtë t’i shqiptoj një dënim unik prej 18 vjetësh burgim.

Në çështjet tjera, aktgjykimi i shkalles së parë mbetet i pa ndryshuar.
Kolegji gjeti se dënimi i shqiptuar nga ana e shkallës së parë nuk është proporcional me peshën e fajit, sidomos sa i përket shkallës se përgjegjësisë penale të akuzuarit, rrezikshmërisë shoqërore të veprës, si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra.

B.E. akuzohet se në korrik të vitit 2014, ka privuar nga jeta 21 vjeçarin A.E., duke e qëlluar prapa me pistoletë./ BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat