Itali, kapet “Eskobari” shqiptar

Kronikë e zezë

Itali, kapet “Eskobari” shqiptar

Më: 5 mars 2015 Në ora: 20:05

Policia italiane ka shkatërruar një grup trafikantësh të lëndëve narkotike që drejtohej nga një shqiptar.

Në përbërje të grupit trafikant kishte edhe tunizianë dhe marokenë. Aktiviteti i tyre shtrihej në Vencia, kryesisht në Mestre, qendra më e popullua e qytetit.

Ata shisnin kryesisht lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.

Hetimet për aktivitetin e këtij grupi kishin nisur që në vitin 2013, pas disa raportimeve në polici të qytetarëve të zonës që e kishin hasur aktivitetin e tyre kriminal.

Autoritetet italiane lëshuan gjashtë urdhër-arreste, pas së cilëve erdhi edhe arrestimi i Ilir Canajt, 45 vjeç, koka grupit që thirrej me pseudonimin Eskobar. Në pranga ranë edhe dy shqiptarët e tjerë Franci Kanina dhe Mate, të dy 24 vjeç. Bashkë me ta u arrestua edhe tuniziani laghnadi Bacouri, 38-vjeç.

Policia ka shpallur në kërkim edhe një maroken 36-vjeçar dhe një 22-vjeçar shqiptarë, të dy anëtarë të grupit. Ndaj tyre rëndon akuza e posedimit të lëndëve narkotike dhe trafikim ndërkombëtar të tyre.

Në cilësinë e provave materiale policia italiane konfiskoi një sasi të konsiderueshme droge në Mestre dhe Padova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat