Arrestohen dy persona për veprën penale ‘Grabitje e armatosur’

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për veprën penale ‘Grabitje e armatosur’

Më: 5 mars 2015 Në ora: 13:20

Me datën 21.02.2015 rreth orës 20:00 në Rr.’’ Ali Pashë Tepelena’’ afër shkollës “Asdreni” , ka ndodhur rasti ‘Grabitje e Armatosur ’ , ku gjatë kësaj grabitje është grabit telefoni ‘ IPHONE 6’, vlera e të cilit ishte 700 Euro,dhe viktima e këtij rasti ishte shtetasja E.I. (1990) nga Peja.

Pas hetimit intensiv të ekipit hetues për rastet e Grabitjeve pran Sektorit Rajonale të Hetimeve të DRP – Pejë janë arrestuar dy të dyshimtë shtetasit , F. M . i lindur 06.11.1996 nga Peja dhe A.Sh. i lindur me 25.03.1997 nga Peja.

Pas intervistimit nga hetuesit në lidhje me rastin, me vendim te Prokurorisë se Përgjithshme - Departamenti i Krimeve të Rënda, të dyshuarve të lartë shënuar ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve (te dyshuarit F.M.) ndërsa (te dyshuarit A.Sh.) i është caktuar masa e ndalimit prej 24 orëve. Rasti do te hetohet në vazhdim për gjetjen e armës e cila është përdor në ketë rast ku hetuesit Rajonal janë duke punuar intenzivisht .

Të dyshuarit gjatë procesit hetimor dhe në bazë të hetimeve që janë duke u bërë, të lartë cekurit janë të dyshimtë edhe për disa raste ‘Vjedhje të rënda’ dhe ‘Vjedhje’ që kanë kryer në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor Pejë, përkatësisht në komunën e Pejës. Për rastet e vjedhjeve hetuesit e Stacionit policor Pejë janë duke i intervistuar të dyshuarit nën koordinim të plotë me prokurorin e shtetit./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat