QKU demanton mediat: Foshnja dhe nëna janë mirë

Shëndetësia

QKU demanton mediat: Foshnja dhe nëna janë mirë

Më: 5 mars 2015 Në ora: 10:51

Kolegjiumi i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, shpreh indinjatë të thellë në lidhje me shpifjen e mediave për informatën e plasuar mbrëmë, kinse një doktorit i paska rënë foshnja e porsalindur nga duart në këtë klinikë.

Në një komunikatë për media nga QKU sipas kolegjiumit se informatat e tilla janë të pavërteta, shpifje dhe për këtë do të bashkëngjisim edhe dëshmitë, përfshirë foton e nënës me foshnjën e shëndoshë, po ashtu deklaratën e pacientes së shtrirë.

“Kolegjiumi sqaron se pacientja S.K, është pranuar në klinikë me datën 14.02.2015, në javën 38- të shtatzënësisë dhe është monitoruar në vazhdimësi në repart. Pacientja mbrëmë rreth orës 18:00, nga reparti është shoqëruar për në sallë të lindjes, me ç’rast konstatohet se ajo është në aktivitet të lindjes, gjatë kësaj periudhe është bërë monitorimi i saj nga personeli mjekësorë përfshirë CTG. Gjatë transferimit të pacientes nga dhoma e monitorimit për në dhomë të lindjes ajo është përcjellë nga mamia përgjegjëse në hapësirat e sallës së lindjes. Lindja është kryer në mënyrë normale, përderisa specialisti i neonatologjisë pas kontrollit të foshnjës ka konstatuat se foshnja është plotësisht vitale”, thuhet në komunikatë.

Sipas QKU foshnja dhe nëna gëzojnë shëndet të mirë falë përkushtimit dhe angazhimit të stafit shëndetësorë të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat