Për 24 orë katër gjenden tri mjete të pashpërthyera

Kronikë e zezë

Për 24 orë katër gjenden tri mjete të pashpërthyera

Më: 5 mars 2015 Në ora: 10:19

Policia e Kosovës raporton se një banor i fshatit Zhegër të Komunës së Gjilanit, ka informuar se gjatë pastrimit të shtratit të lumit, ka hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së kanë larguar mjetin shpërthyes pa incidente.

Po ashtu Policia raporton se një mjet tjetër shpërthyes është gjendur në fshatin Dimcë,të Komunës së Ferizajt.

Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se në pyllin e fshatit ka hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së kanë larguar mjetin shpërthyes pa incidente.

Ndërsa në fshatin Zhur,të Prizrenit ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se në oborrin e tij ka vërejtur një mjet të dyshimtë të pashpërthyer. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim ka asgjësuar mjetin pa incidente.

Edhe në rrugën “Lutfi Musiqi”, në Vushtrri raportohet se është vërejtur një mjet i dyshimtë i pashpërthyer nga një person. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim ka larguar mjetin shpërthyes pa incidente./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat