Vlorë, 3500 litra kontrabandë nga Italia, arrestohet pronari i anijes

Kronikë e zezë

Vlorë, 3500 litra kontrabandë nga Italia, arrestohet pronari i anijes

Më: 5 mars 2015 Në ora: 09:27

Blutë e Vlorës kanë mundur të prangosin pronarin e anijes “Karaburuni”, 43 vjeçarin e Astrit Laze, i cili ishte shpallur në kërkim për kontrabandë mallrash që paguhet akcizë.

Më 29 janar të këtij viti në anijen e këtij shtetasi u sekuestruan 3500 litra naftë, e cila dyshohet se është sjellë kontrabandë nga Italia dhe për të nuk është paguar akcizë.

Arrestimi i 43 vjeçarit u krye në kuadër të operacionit policor të koduar "Karaburuni" teksa në pranga me herët kanë përfunduar edhe dy të tjerë. Tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kondrabandonin naftë pa paguar detyrimet doganore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat