Zbulohet një çantë e dyshimtë, alarm fals për bombë

Kronikë e zezë

Zbulohet një çantë e dyshimtë, alarm fals për bombë

Më: 5 mars 2015 Në ora: 09:01

Një çantë e dyshimtë është gjetur në rrugën e Kavajës pranë Poliklinikës numër 9 në Tiranë.

Ngjarja është shënuar gjatë natës së kësaj të enjte. Lajmi konfirmohet nga burimet policore, të cilët mbërritën në vendngjarje për të verifikuar se çfarë ndodhej brenda çantës.

Zona u rrethua nga uniformat blu dhe ekspertët xhenierë. Pas verifikimeve, policia zbuloi se bëhej fjalë për një alarm fals, pasi çanta ishte bosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat