Gjermani, ekzekutim mafioz i të riut shqiptar, shkak hakmarrja mes dy familjeve

Kronikë e zezë

Gjermani, ekzekutim mafioz i të riut shqiptar, shkak hakmarrja mes dy familjeve

Më: 4 mars 2015 Në ora: 22:39

Një 25 vjeçar shqiptar është vrarë dhe shoku i tij është plagosur. Tabloidi gjerman “Bild”, shkruan se motivi i kësaj ngjarje të rëndë në një prej lagjeve të Këlnit është historia e hakmarrjes mes dy familjeve nga Fieri në Shqipëri.
Policia gjermane e ka identifikuar personin e vrarë si Lorenc. Y, të cilin e shihni në këtë foto të publikuar nga mediat në Gjermani, ndërsa i plagosur ka mbetur 24 vjeçari Eni. V.
Dy të rinjtë kanë qënë në banesën e tyre në Këln, në katin e parë të një ndërtese, kur një person i paidentifikuar është afruar tek dritarja e banesës dhe ka qëlluar me një plumb në qafë në arterien kryesore 25 vjeçarin, ndërsa ka lënë të plagosur rëndë mikun e tij.
24-vjeçari është ngjitur zvarrë shkallëve nga bodrumi në katin sipër tij dhe ka trokitur në dyert e fqinjve për të kërkuar ndihmë, por askush nuk e ka bërë këtë. Derisa i riu ka telefonuar një taksi dhe drejtuesi i saj e ka dërguar në spital, ku ruhet nga forcat e policisë që pritet të marrin dëshminë e tij.
E përditshmja “Bild” i referohet një ngjarjeje të ndodhur më 31 gusht të vitit 2011 në Fier si zanafilla e disa krimeve të rënda, ku më i fundit është shënuar në Këln të Gjermanisë.
Bëhet fjalë për vrasjen e Koli Veshit, ku shënjestër i autorëve ka qenë në fakt Eni Veshi, 24 vjeçari i plagosur në Gjermani sepse kishte pasur një sherr me një të ri, Julian Ymerin.
Në atë kohë Koli Veshi mbuloi me trup djalin e tij për ta mbrojtur dhe gjeti vdekjen. Për vrasjen u arrestuan vëllezërit Julian e Elio Ymeraj. Prokuroria kërkoi 25 vjet burg, ndërsa gjykata e Fierit me vendim nr. 304 datë 30.09.2013 i shpalli të pafajshëm.
3 vjet më vonë më 16 maj të vitit 2014, në Fier u vra Agron Ymeraj, babai i Julianit dhe për këtë krim policia akuzoi Eni Veshin dhe Lorenc Buzin.
Policia në atë kohë deklaroi se Eni Veshi ishte porositësi dhe jo autori i vrasjes. Pas këtij atentati Eni Veshi u largua nga Fieri sëbashku me familjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat