Lezhë, arrestohen tre persona, kapen me 2.5 kg vaj hashashi

Kronikë e zezë

Lezhë, arrestohen tre persona, kapen me 2.5 kg vaj hashashi

Më: 4 mars 2015 Në ora: 22:33

Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Mbikalimi” të realizuar nga Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme.

Në pranga kanë rënë Arjan Kadeli 39 vjeç, Astrit Vlashi 40 vjeç, Mario Deda 28 vjeç, që të tre nga qyteti i Laçit.

Sipas policisë, “gjatë kontrollit të ushtruar, 3 personave u janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 2 automjete, 8 telefona celularë, 4 shishe të mbushura me lëndë vajore e dyshuar si vaj hashashi me një sasi prej 2.5 kilogram, për të cilët autorët nga shitja do përfitonin një shumë prej 35.000 euro”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat