Shpërthen një makinë në kryqëzimin e Komunës së Parisit

Kronikë e zezë

Shpërthen një makinë në kryqëzimin e Komunës së Parisit

Më: 4 mars 2015 Në ora: 22:22

Një tjetër shpërthim me eksploziv tronditi kryeqytetin para pak minutash. Rreth orës 22:00, një makinë tip “Benz ML” shpërtheu me telekomandë te Komuna e Parisit, sapo shoferi hapi derën e makinës.

Ngjarja ndodhi pranë stadiumit Dinamo. Drejtuesi i mjetit arriti t’i shpëtonte atentatit, ndërsa automjeti me targa AA 948 AF, u shkatërrua. Ende nuk dihen me saktësi rrethanat e ngjarjes, dhe identiteti i drejtuesit të mjetit, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes, nga ku rrethoi vendin për të nisur hetimet.

Nga burimet paraprake mësohet se shpërthimi ka qenë i telekomanduar dhe ka ndodhur sapo shoferi ka hapur derën e makinës. Një person ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është nisur për në Spitalin e Traumës por ende nuk dihet identiteti i tij. Sipas burimeve mësohet se automjeti është në pronësi të shtetasit Prenga, por kjo pritet të konfirmohet nga verifikimi i targës së mjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat