E tmerrshme: Mjekut në QKUK i bie nga dora foshnja e porsalindur

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Mjekut në QKUK i bie nga dora foshnja e porsalindur

Më: 4 mars 2015 Në ora: 20:35

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), konkretisht në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike, sonte ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Mësohet se një shtatzënë porsa ka lindur është përballur me tmerr të paparë.
Një mjek derisa e mbante foshnjën e saj, nga moskujdesi i ka rënë në tokë, thonë burime të Indeksonline.
Nuk dihet nëse foshnja ka mbijetuar apo jo.
Me këtë rast tashmë është duke u marrë policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. Indeksonline së shpejti ju sjellë detaje tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat