Tenton të korruptojë policin me 700 lekë, arrestohet një shtetas i Kosovës

Kronikë e zezë

Tenton të korruptojë policin me 700 lekë, arrestohet një shtetas i Kosovës

Më: 4 mars 2015 Në ora: 20:12

Sërish sot policia e Tiranës ka arrestuar një drejtues mjeti i cili ka tentuar që të korruptojë efektivët e policisë me 700 lekë të reja.

Ndalimi i Zahir Musa është bërë në orën 15:15 në vendin e quajtur shkolla Epoka në Rinas. Musa është shtetas të Kosovë dhe lëvizte me mjetin Audi Q-7 me targa 02768CG. Sipas policisë arsyeja e ndalimit të këtij mjeti ka qenë për shkak të shkeljes së sinjalistikës rrugore.

"Pasi i është bërë e qartë arsyeja e ndalimit nga ana e punonjësit të policisë,i është kërkuar dokumentacioni i mjetit, si dhe leja e drejtimit. Në këtë moment drejtuesi i mjetit ka tentuar që ta korruptojë punonjësin, me 700 lekë të reja, konkretisht një kartëmonedhë me prerje 500 lekëshe,dhe një prerje 200 lekëshe.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Musa është arrestuar për veprën penale 'Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Ky është rasti i 19 që arrestohet për korrupsion këto kohët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat