Skandaloze: Në Balincë të Malishevës mësuesi e rrah më shkop nxënësin

Kronikë e zezë

Skandaloze: Në Balincë të Malishevës mësuesi e rrah më shkop nxënësin

Më: 4 mars 2015 Në ora: 18:25

Në shkollën fillore “Tafil Kelmendi” të fshatit Balincë, dyshohet se është ushtruar dhunë ndaj një nxënësi nga mësuesi i tij.
Sipas një burimi brenda shkollës rasti ka ndodhur para dy dite, me ç’rast mësuesi me inicialet E.K. (i njohur për redaksinë), ka rrahur nxënësin me inicialet E.G. duke e goditur me shkop pandërprerë, madje edhe kokës.
Ngjarja ka ndodhur në pushimin e shkurtër brenda orëve të mësimit, me ç’rast nxënësi thuhet se ka qenë duke dalë në tualet.
Po ashtu nga burimi thuhet se kjo nuk është hera e parë që mësuesi në fjalë ushtron dhunë të tillë ndaj nxënësve, por shpesh këto raste mbulohen nga mësuesit tjerë dhe nganjëherë nga vet prindërit.
Rastin e ka konfirmuar edhe Drejtori i Arsimit Blerim Thaçi, i cili në një prononcim për MalishevaPress ka thënë se kemi marrë njoftimin nga shkolla dhe jemi duke pritur raportin nga organet e drejtësisë, sepse sipas tij rasti ka kaluar për shqyrtim në Gjykatë.
Sa i përket masave të ndërmarra, drejtori Thaçi thotë, se janë kontaktuar organet vendimmarrëse në shkollë. Problemi është duke u shqyrtuar dhe ne referencë të raporteve nga organet e drejtësisë dhe institucionet relevante në shkollë dhe në komunë, do të marrim edhe masat e nevojshme konform rregullores për punën në shkolla dhe ligjeve të zbatueshme në Republikën e Kosovës.
Për rastin thuhet se është njoftuar edhe Policia e Kosovës derisa nuk dihet nëse nxënësi rrahur është dërguar apo jo në ekzaminim mjekësor dhe psikologjik për pasojat që ka pësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat