Ia vjedhin 11 mijë euro dhe një sasi ari, më pas ia djegin shtëpinë

Kronikë e zezë

Ia vjedhin 11 mijë euro dhe një sasi ari, më pas ia djegin shtëpinë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 18:02

Policia e Kosovës njofton se me datë 03.03.2015, rreth ores 19:00 ankuesja shtetase boshnjake Kosovare S.S. (1954) nga fshati Banjë - Istog ka raportuar përmes telefonit se është duke ju djegur shtëpia e saj.
Më tu njoftuar për rast njësitet përkatëse të policisë kanë dalur në vendngjarje ku është bërë edhe vendshiqimi i këtij vendi. Në vendngjarje kanë dalur edhe njësiti i zjarrefiksave të cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit.
Shihej se persona të pa njohur fillimisht kishin vjedhur në ketë shtëpi dhe me pas kishin futur zjarrin ne një dhomë dhe në banje.
Viktima ka deklaruar se ju kanë vjedhur para kesh në vlerë prej njëmbëdhjetëmijë(11.000) euro,si dhe stoli ari ne vlerë prej tremijeepesqinde (3.500)euro.
Rreth këtij rasti hetimet janë në vazhdim dhe për momentin nuk ka ende persona të dyshimtë.Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat