Zbulohet vetura-bunker për fshehjen e armëve

Kronikë e zezë

Zbulohet vetura-bunker për fshehjen e armëve

Më: 4 mars 2015 Në ora: 14:18

Policia e Klinës ka zbuluar armë në një veturë të një të dyshuari në fshatin Zajm të Klinës.

Sipas raportit të Policisë njësia e hetimeve të stacionit policor në Klinë, në koordinim me prokurorin e shtetit dhe me gjyqtarin e procedurës paraprake, ka kryer bastisjen e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse dhe automjetin e të dyshuarit.

Aty kanë gjetur dhe kanë konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pistoletë Zastava M57, me një karikator, 1 karikator i revoles me gas, 731 fishekë të llojit dhe kalibrave të ndryshëm, një palë dylbi, si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Gjatë bastisjes së automjetit tek i dyshuari janë gjetur në të dyja anët e automjetit të ndërtuara (bunker) ekstra për fshehje të armëve dhe municionit si dhe dyshohet se i dyshuari ka ndërhyrë në të dhënat e automjetit të tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Kosovapress

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat