Në Prishtinë arrestohet një trafikant me migrantë

Kronikë e zezë

Në Prishtinë arrestohet një trafikant me migrantë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 13:39

Policia ka arrestuar një person në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë pasi që dyshohet se i njëjti së bashku me vëllain e tij që gjendet në Gjermani kishin bashkëpunuar duke emigruar shqiptarë nga Kosova për Hungari dhe u kanë siguruar transportin e tyre nga Budapesti drejt Austrisë dhe Gjermanisë duke iu marrë shuma të parave nga 500 deri 3000 euro.

Nga ana e policisë është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie ALTAY MAGNUM, 10 fishekë gjuetie, një pistoletë e tipit SIE SAMER 1911 BSS, dy karikatorë dhe 29 fishekë të kal:45 mm TOMSON. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Kosovapress

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat