Tenton të përdhunojë të miturën, pranga futbollistit shqiptar

Kronikë e zezë

Tenton të përdhunojë të miturën, pranga futbollistit shqiptar

Më: 4 mars 2015 Në ora: 12:54

Policia e Tiranës ka arrestuar një ish-futbollist të ekipit të Vorës, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një të mitur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se në prangat e policisë ka rënë Ervin Luka.

Luka ka tentuar të përdhunojë, të miturën me iniciale V.I.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Luka ka qenë futbollist i ekipit të Vorës, ndërsa aktualisht është i papunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat