Vodhën 15 mijë euro dhe një makinë, në pranga 3 persona

Kronikë e zezë

Vodhën 15 mijë euro dhe një makinë, në pranga 3 persona

Më: 4 mars 2015 Në ora: 10:09

Tri autorët e një vjedhje me armë u vunë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Tepelenës dy ditë më parë, por sot u bë i mundur arrestimi i personave të dyshuar.

Policia e Tepelenës arrestoi sot shtetasi Arbër Petani, Geraldo Qeriza dhe Behar Islami, ndërkohë që ka shpallur në kërkim shtetasit me inicialet A.R, 32 vjeç dhe L.S, 27 vjeç.

Sipas uniformave blu, pesë personat e përfshirë në këtë ngjarje, akuzohen për vjedhjen e 15 mijë eurove. Policia bën me dije se kjo shumë parash iu vodhën 3 personave.

Gjatë arrestimit, iu sekuestruan 5 celularë, 6 karta SIM, 2 makina dhe 1 gëzhojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat