Kapet në Itali, anëtari i bandës së Lul Berishës

Kronikë e zezë

Kapet në Itali, anëtari i bandës së Lul Berishës

Më: 4 mars 2015 Në ora: 00:27

Një person, Elis Deda njohur si anëtar i bandës së Durrësit, së drejtuar nga Lulzim Berisha, është arrestuar në Itali.

Media italiane bën të ditur se, Drejtoria e Antimafies së Kaltanisetës (Caltanisetta) në Sicili në bashkëpunim me policinë kreu 18 arrestime të anëtarëve të klanit mafioz San Cattaldo të zonës së Nisenos, pjesë e Koza Nostrës siciliane.

Mes 18 të arrestuarit ka italianë dhe rumunë, përfshirë edhe kapon e klanit mafioz Antonio Domenico Cordaro, 50 vjeç me pseudonimin “Martadela”.

Në pranga ka rënë edhe durrsaku Elis Deda, 33 vjeç. Sipas Antimafias ai cilësohet peshk i vogël, ushtar në shërbim të koskës mafioze të Koza Nostrës siçiliane, ndërsa për Shqipërinë e sidomos për Durrësin dhe durrsakët Elis Deda është një “VIP”.

Zhdukja e tij në Itali me një sasi të konsiderueshme heroine me vete, vite më parë ishte një nga shkaqet, që përçau bandën e famshme të Lul Berishës.

Sebepi Deda, bëri që më vonë banda të ndahej në dy pjesë në armiqësi për vdekje me njëra – tjetrën.

Kjo armiqësi pati si kosto disa të vrarë e të plagosur, në atentate të stilit mafioz.

Arrestimi i Elis Dedës në Itali, mund të sjellë për kolegët shqiptarë të policisë italiane edhe informacione të reja, për aktivitetin kriminal të bandës së ashtuquajtur të Lul Berishës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat