Hetimet zbulojnë, nëna e kishte vrarë 5 vjeçarin

Kronikë e zezë

Hetimet zbulojnë, nëna e kishte vrarë 5 vjeçarin

Më: 3 mars 2015 Në ora: 23:24

Që të gjithë mendonin se ishte një nënë e dashur e cila kishte informuar për sëmundjen e djalit të saj përmes Twitter. Por në fakt ajo rezultoi një vrasëse e pamëshirshme.
Ngjarja tronditëse vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Lacey Spears, një nënë beqare nga New York, u dënua me 25 vite burg, për vrasjen e djalit të saj 5 vjeçar, Garnett.
Nga hetimet rezultoi se gruaja e kishte helmuar djalin me dashje, duke i injektuar sasi vdekjeprurëse kripe. Në këtë mënyrë klorur sodiumi shkonte direkt në veshka, duke i shkaktuar dhjimbje të padurueshme dhe komplikime të birit, gjendja e të cilit sa vinte e rëndohej. Në dy video të paraqitura në gjykatë, shihej se si Spears i injektonte të birit një sasi të madhe kripe.
Hetimet zbuluan se gruaja ishte bërë e varur nga Twitter ku tregonte për sëmundjen e djalit dhe ku merrte reagime të shumta. Trupa gjykuese deklaroi se gjithë krimi dyshohet se ishte organizuar për të fituar popullaritet online.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat