Vjehrra vret njërën nuse dhe kërcënon tjetrën

Kronikë e zezë

Vjehrra vret njërën nuse dhe kërcënon tjetrën

Më: 3 mars 2015 Në ora: 21:56

Një grua e tmerruar, e cila e dinte që kunata e saj ishte vrarë nga vjehrra, e mbajti sekret këtë krim për 7 vjet, pasi kishte frikë se do të pësonte të njejtin fat. Sasbjit Athwal më në fund gjeti kurajën për të folur për të ashtuquajturën “vrasje për nder” dhe për ta vendosur vjehrrën para drejtësisë. Sarbjit, tani 45-vjeçare, ishte 19 vjeç kur u dërgua të jetonte në Middlesex për të jetuar me burrin e ri.

Ajo nuk kishte mundësi për të vendosur vetë dhe kishte rezerva të mëdha për familjen e saj të re. Ishte vjerrha ajo që udhëhiqte çdo gjë në shtëpi, ndërsa Sarbjit gjeti shoqëri tek kunata, Surjit, 18 vjeç. Vajzat kujdeseshin gjithë ditën për shtëpinë, nën urdhërat e vjehrrës, dhe madje edhe për fëmijët e tyre, ato nuk pyeteshin. Ndërsa Sarbjit ndihej e pafuqishme, kunata e saj filloi të rebelohej. Ajo filloi të lyhej, preu flokët dhe bëri shoqe me të cilat dilte të pinte.

Burri dhe vjehrra filluan ta rrihnin, pasi po turpëronte shtëpinë, sipas tyre. Por, ajo nuk ndryshoi sjellje. Ajo i tha burrit që kërkonte divorcin. Vjehrra u nis me nusen për në Indi, por vajza nuk u kthye kurrë që andej. Fëmijëve iu tha se mamaja i kishte braktisur sepse nuk i donte. E pyetur nga Sarbjit, vjehrra në fillim nuk i përgjigjej pyetjes ku ishte Surjit-i, por më pas thoshte “e kemi rregulluar punën me të”.

Me ndihmën e prindërve, të cilëve iu tregoi të vërtetën, ajo kontaktoi piolicinë. Por, vjehrra e ftoi edhe Sarbjitin në një udhëtim në Indi.

Ajo nuk pranoi dhe u largua bashkë me fëmijët. U zbulua se Surjitin e kishin mbytur dhe hedhur në lumë. Ky ishte fati që do të priste edhe nusen e dytë. Për vjehrrën dhe djalin e saj u dha dënimi me burgim të përjetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat