Djemtë 12 dhe 13 vjeç akuzohen për përdhunimin e gruas 40 vjeçe

Kronikë e zezë

Djemtë 12 dhe 13 vjeç akuzohen për përdhunimin e gruas 40 vjeçe

Më: 3 mars 2015 Në ora: 20:55

Nuk është e zakonshme që dy fëmijë të akuzohen për përdhunimin e një gruaje më të madhe në moshë sesa mund të jetë nëna e tyre, por kjo ka ndodhur në Liverpool në Angli.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur 24 shtatorin e kaluar, por ditën e sotme dy fëmijët, dy djem 12 dhe 13 vjeç kanë dalë para gjykatës pasi akuzohen për përdhunimin e një gruaje 43 vjeçare.
Gruaja u sulmua në shtëpinë e saj në Anfield, Liverpool dhe policia bëri arrestime masive të të rinjve në atë zonë.
43 vjeçarja dyshohet se është sulmuar dhe përdhunuar nga këta dy djem si dhe disa adoleshentë të tjerë.
Pë këtë ngjarje policia arrestoi njëmbëdhjetë të rinj, duke përfshirë dhjetë djem të moshës 12 deri në 19 vjeç dhe një vajzë 15-vjeçare, por ata u liruan më vonë.

Një kohë detektivi Tim Keelan, nga policia e Merseyside, tha se “viktima ka qenë në gjendje të vështirë nga përvoja e hidhur dhe është duke u mbështetur nga oficerë të specializuar. Ky ishte një sulm i tmerrshëm i një gruaje në shtëpinë e saj dhe ne do të nxisim të gjithë ata që ka informacion, që të na ndihmojë për t’i vënë përgjegjësit para drejtësisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat