Kamëz, tre persona të armatosur grabisin xhiron ditore në një supermarket

Kronikë e zezë

Kamëz, tre persona të armatosur grabisin xhiron ditore në një supermarket

Më: 3 mars 2015 Në ora: 20:27

Një supermarket është grabitur mbrëmjen e sotme në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, kur tre persona, ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armëve kanë grabitur xhiron ditore të supermarketit dhe janë larguar menjëherë përmes një makine.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e identitetit të autorëve të grabitjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat