Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë rrugore, arrestohet 31- vjeçari

Kronikë e zezë

Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë rrugore, arrestohet 31- vjeçari

Më: 3 mars 2015 Në ora: 18:35

Policia e Lezhës ka arrestuar Tonin Pjetrin sepse tentoi t’i japë 2 mijë lekë të reja efektivit të qarkullimit rrugor. Rreth orës 11:00, Pjetri ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij në superstradën Lezhë-Shkodër dhe në fshatin Gocaj është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor.

Në momentin që një efektivët ka ushtruar kontroll në makinë e tij, 31-vjeçari, tentoi t’i jepte 2000 lekë të reja për të mos vendosur masën administrative për një shkelje të Kodit Rrugor të bërë nga ana e tij. U bë sekuestrimi i kartëmonedhës 2000 lekëshe, e cila shërben si provë materiale. Ndaj lezhjanit rëndon akuza e “Korrupsioni aktiv, i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat