Durim Bani ndalohet në Han të Hotit, dyshohet për implikim në atentatin e pretenduar ndaj Tom Doshit

Kronikë e zezë

Durim Bani ndalohet në Han të Hotit, dyshohet për implikim në atentatin e pretenduar ndaj Tom Doshit

Më: 3 mars 2015 Në ora: 16:41

Durim Bani, shtetasi i dyshuar si personi i kontaktuar per atentatin e mundshem ndaj deputeteve Tom Doshi dhe Mhill Fufi, eshte ndaluar ne piken kufitare te Hanit te Hotit. Bani ishte shpallur ne kerkim, si i dyshuar per shperthimin me tritol mbremjen e se henes ne Fush Kruje ne makinen e biznesmenit Kadiu. I dyshuari me precedente te meparshem penale, eshte marre ne pyetje nga autoritetet e institucioneve te specializuara.

Durim Bani rezulton te jete edhe personi te cilit i referohet deputeti Tom Doshi, si atentori i tij,i paguar per t'i marre jeten. Ne fakt Bani ka qene dhe objekt i ngjarjeve te kronikes se diteve te fundit. Gazetari investigativ Artan Hoxha gjate emisionit “Opinion” u shpreh, se behet fjale per nje individ me precedente penale, ende gjalle, te cilit nje jave me pare, i eshte bere atentat me mine te telekomanduar.
Por ai i ka shpetuar kesaj tentative.
Nga nje kerkim i thjeshte i njoftimeve periodike te policise javen e kaluar, rezulton se:

“Më datë 22.02.2015 rreth orës 08.15 në lagjen Grumbullimi F.Krujë afër pallatit të shtetasit me iniciale D.B 36 vjeç , i dënuar më parë për Rrëmbim personi,persona te paidentifikuar, kanë vendosur në automjetin e tij tip BMW X5 me targë AA 858 IS Foristradë , 840 grame tritol,sipër gomës së parë të pasagjerit”

Kjo ngjarje, rezulton e pasqyruar edhe ne edicionet informative te ABC News.

Eksplozivi ishte vendosur ne rroten e pare te BMW-se se parkuar poshte nje pallati ne qender te qytetit. Drejtuesi i saj Durim Bani e pikasi para se te hipte ne makine dhe menjehere njoftoi policine e cila rrethoi zonen, per me shume se nje ore.
Tashme akuzat e Doshit se eshte paguar nje atentator per ta vrare ate dhe deputetin Mhill Fufi, kane edhe nje emer konkret te personit te pretenduar, se do te kryente kete akt. Dhe ai eshte ne duart e autoriteteve. Fjalen e ka hetimi i prokurorise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat