Arrestohet i dyshuari që goditi një tjetër me veturë dhe iku

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari që goditi një tjetër me veturë dhe iku

Më: 3 mars 2015 Në ora: 16:24

Një person është arrestuar, pasi që i njëjti ka shkaktuar një aksident në komunikacion, duke lënë të lënduar rëndë një person por më pas iku nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës njofton se D.K.(1996), që shkaktoi aksidentin në komunikacionin rrugor me datë 24 shkurt të këtij viti, me ç’rast pësoi këmbësori T.(Besart)B. lindur (2011) nga Deçani , të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore dhe në atë kohë ka ik nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Me urdhër të Prokurorit të shteti të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat