Vdes polici i aksidentuar mbrëmë

Kronikë e zezë

Vdes polici i aksidentuar mbrëmë

Më: 3 mars 2015 Në ora: 11:40

Nebih Ramadani, polici i aksidentuar gjatë natës së mbrëmshme ka ndërruar jetë gjysmë ore pas intervenimit me operacion në Kujdesin Intenziv në QKUK.

Burime të Indeksonline theksojnë se Ramadani nuk ka mundur që t’i mbijetoj plagëve të marra dhe në orën 01:20 të mbrëmjes ka ndërruar jetë.

Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur vozitësi i veturës “Golf”, F. A. (41 vjeç), i cili po lëvizte nga fshati Doganaj në drejtim të “Fushës së Pajtimit”, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës (ishte errësirë e plotë), godet këmbësorin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktimës i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes dhe në shërbimet përkatëse mjekësore në Kaçanik dhe në Ferizaj, për t’u dërguar pastaj në QKUK në Prishtinë, ku në orët e para të ditës së sotme ka ndërruar jetë.

Hetuesit policorë janë duke punuar me rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit, ngasësi i veturës “Golf”, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat