Zjarri i merr jetën një qytetari të Vitisë

Kronikë e zezë

Zjarri i merr jetën një qytetari të Vitisë

Më: 3 mars 2015 Në ora: 10:46

Një person ka vdekur në fshatin Beqguncë të komunës së Vitisë si pasojë e një zjarri.

“Raportohet se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi e pabanuar, në të cilën kishte ushqim për bagëti. Si pasojë e zjarri ka ndërruar jetë viktima mashkull K-Shqiptar, i cili në momentin e shpërthimit të zjarrit ndodhej në shtëpi”, thuhet në raportin e Policisë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat