Kërkohej për trafik droge, kapet “mat” në banesën e tij

Kronikë e zezë

Kërkohej për trafik droge, kapet “mat” në banesën e tij

Më: 3 mars 2015 Në ora: 10:29

Policia e Lezhës ka arrestuar një natë më parë një 34-vjeçar i shpallur në kërkim prej kohësh për trafik të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë Alfred Balluku, banues në fshatin Shullaz të Kurbinit. Ai u arrestuar mbrëmë rreth orës 20:30, në banesën e tij në Vinjollë të Kurbinit.

Sipas policisë, 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për ngjarjen e datës 27 gusht 2014, ora 22:30, ku në vendin e quajtur fshati Kamerras-Krujë, në rrugë nacionale, në mjetin veturë me targë AA 002 CC, në pronësi tij, u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 103 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Në kuadër të një operacioni të koduar “Stacioni” policia goditi më 27 gusht një bandë që kryente grumbullimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike në rrethe të ndryshme të vendit.

Në këtë operacion u arrestuan në flagrancë 5 persona për trafik të lëndëve narkotike dhe gjithashtu u sekuestruan gjysmë kg kokainë dhe 103 kg kanabis sativa, e ndarë në 8 thasë të ndryshëm.

I përfshirë në të njëjtin grup, Alfred Balluku arriti t’i shpëtojë policisë e cila prej atëherë e kishte shpallur atë në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat