Matmuja vuri tritolin tek farmacia e Bashkim Tahirit, e iku në Durrës

Kronikë e zezë

Matmuja vuri tritolin tek farmacia e Bashkim Tahirit, e iku në Durrës

Më: 3 mars 2015 Në ora: 09:25

Lumjan Matmuja, personi që mendohet se ka vënë tritolin në farmacinë e prindërve të Saimir Tahirit dhe në stacionin e autobusit që ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha”, sapo ka përfunduar detyrën e tij, është larguar në drejtim të Shkozetit në Durrës. Një konkluzion i tillë ka dalë pas analizimit të qelizave telefonike për të arrestuarin Lumjan Matmuaja, si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga biznesmeni 35-vjeçar Vladimir Gjuta, tashmë i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Matmuja, rreth orës 02:00 ka qenë në zonën e qendrës spitalore “Nënë Tereza”, pikërisht aty ku ndodhet dhe farmacia e Bashkim Tahirit, babait të Saimir Tahirit. Ndërsa që qelizat e antenave telefonike, përshkuajnë të gjithë internerarin e tij, duke shkuar në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dhe vendosur tritolin në një nga stacionet e autobuzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat