'Vrasësi i parkingut' kthehet nga Zvicra në Kosovë

Kronikë e zezë

'Vrasësi i parkingut' kthehet nga Zvicra në Kosovë

Më: 3 mars 2015 Në ora: 07:52

I njohur si 'vrasësi i parkingut' Bashkim Berisha pak ditë më parë u dëbua në Kosovë.

34 vjeqari ka kryer dy të tretat e dënimit të tij 14 vjeqar. Ai mund të jetë i lirë në shtëpinë e tij, thuhet në raportimet e mediave zvicrane.

Berisha kishte qëlluar një maqedonas në shkurt të vitit 2005, pas një mosmarrëveshje në lidhje me një hapësirë parkimi në Dubendorf. Pas kësaj ai iku në Kosovë. Pas rreth tetë muajsh ai u arrestua në Kosovë dhe u dërgua sërish në Zvicër, shkruan Blick.ch.

Berisha është fëmija i pestë i një familje punëtore. Sic shkrun "Tages-Anzeiger" edhe tre nga vëllezërit e tij janë gjithashtu të involvuar në krime. Dy prej tyre tashmë kanë dëbuar në Kosovë.

Kohët e fundit vëllai i tij Hasan Berisha u dënua nga gjykata e qarkut Winterthur për tentativë vrasje me paramendim, vepër penale drogë dhe vjedhje prone për tetë vjet e gjysëm./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat