Ju premtonin se do t’i bënin modele, por i trafikonin, 3 në pranga

Kronikë e zezë

Ju premtonin se do t’i bënin modele, por i trafikonin, 3 në pranga

Më: 2 mars 2015 Në ora: 22:44

Tre persona ranë në pranga për trafikim të të miturve për shfrytëzim prostitucioni.

Falë operacionit të koduar “Modelja”, policia arrestoi shtetasit, Klajdi (Lulëzim ) Çela, 25 vjeç Besnik Stolla, 25 vjeç dhe Sotiraq Dhima, 55 vjeç, ky i fundit i dënuar dy herë më parë, në vitin 2001 e 2004 për veprat penale ”Falsifikim dokumentesh” dhe “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Mësohet se këta shtetas u premtonin vajzave të reja se do t’i shndërronin në modele jashtë shtetit, kryesisht në Itali. Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë trafikuar jashtë vendit një shtetase minorene 15-vjeçare nga Berati.

Ndërkohë, një tjetër shtetas është shpallur në kërkim. Ai është L.M, 48 vjeç, lindur dhe banues në Poliçan, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Operacioni është organizuar nga sektori për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, si dhe me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë duke i finalizuar në orët e mbrëmjes së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat