Fushë-Krujë, tritol automjetit të biznesmenit

Kronikë e zezë

Fushë-Krujë, tritol automjetit të biznesmenit

Më: 2 mars 2015 Në ora: 21:38

Mbrëmjen e sotshme në Fushë-Krujë, ndodhi një shpërthim me tritol në lagjen “Kastrioti”. Shpërthimi ndodhi rreth orës 21:00 në një mjet tip “Benz”, 200 metra larg nga komisariati i qytetit.

Automjeti në të cilin ishte vendosur lënda plasëse, është në pronësi të Edmond Kadiut. Biznesmeni nuk ndodhej në automjet në momentin e shpërthimit, si pasojë e të cilit u dëmtua “Benzi” dhe bizneset aty pranë.

Pronari i mjetit shprehet se nuk ka konflikte me asnjë person, ndërkohë që policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat dhe autorët e vendosjes së lëndës plasëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat