Gjendet një minë e pashpërthyer në Krushicë

Kronikë e zezë

Gjendet një minë e pashpërthyer në Krushicë

Më: 2 mars 2015 Në ora: 19:20

Sipas punëtorëve të Kompanisë “CANI-BAU”, gjatë punës së tyre ku po hapnin një kanal në një oborr në fshatin Krushic, rreth orës 09:00 kanë hasur një një mjet të pashpërthyer. Ata menjëherë kanë njoftuar policinë, e cila ka arritur në vendin e ngjarjes. TherandaPost ka kontaktuar Policinë e Suharekës, e cila ka konfirmuar se është gjetur një minë, e cila është shpërthyer më pas në mënyrë të kontrolluar nga ekipi i EOD i FSK-së rreth orës 13:00. Kjo minë ka qenë aty që nga lufta e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat